Reperi i njohur, Gramos Aliu, i njohur për publikun si Mozzik, është bërë baba i një djali me partneren e tij, Lotina Haziri.
Lajmin e ka bërë të ditur vetë reperi përmes një dedikimi emocionues, ku ka shprehur mirënjohjen ndaj Zotit për dhuratën e veçantë që ka marrë.
“Nuk më kujtohet në cilën xhuma e kam bërë lutjen që Zoti të më falë një djalë, sepse nuk ka pasur xhuma që nuk e kam kërkuar prej Tij”, ka shkruar Mozzik
Ai ka treguar se sprovat e jetës nuk e kanë lodhur, por e kanë bërë më të fortë, ndërsa sot ndihet i bekuar për ardhjen në jetë të djalit të tyre, të cilit ia kanë vënë emrin Oz.
“U bëfsh i hajrit, djali jem Oz! Paç shëndet, jetë të gjatë e Zoti të priftë gjithmonë në të mirë!”, ka shkruar reperi në urimin e tij për të birin.
Në fund të dedikimit, Mozzik dhe Lotina i kanë shprehur dashurinë djalit të tyre me fjalët: “Të duam shumë, Nana & Baba”, ka shkruar reperi

