Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas pesë ditësh protestash të shoqëruara me tensione dhe përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, duke rikthyer në vëmendje ngjarjet e 21 Janarit 2011, kur mbetën të vrarë katër protestues.
Përmes një reagimi, Rama shprehet se “kërkohet gjak”, duke bërë një paralelizëm mes protestave të asaj kohe dhe situatës së krijuar ditët e fundit në bulevardin para Kryeministrisë.
Kreu i qeverisë kujton se më 21 Janar, sipas tij, protestuesit nuk dëmtuan institucione dhe nuk përdorën molotovë, por katër prej tyre u vranë me armë zjarri dhe dhjetëra të tjerë u plagosën. Ndërkohë kujtojmë se ditën e djeshme forcat e rendit kanë përdorur plumba gome ndaj të rinjve duke lënduar shumë prej tyre.
Kryeministri Edi Rama:Me një pikë uji në oqeanin e çudirave që thuhen dhe përhapen dhe vendosa të jem këtu sot, t’ju shoh në sy dhe të më shikoni në sy dhe të përpiqem të them gjërat e mia pasi për disa ditë, qysh se kjo flamë ka nisur jam përpjekur të mos përfshihem dhe të ndjek e të koordinoj me shumë durim një përpjekje aspak të lehtë për të mos rënë në kurthin e ngritur të dhunës që kërkon gjak.
Kërkohet gjak! Unë e di historinë e këtij bulevard, I kam ende të freskëta në kujtesë ato që ndodhën më 21 janar, kur nuk u prek asnjë institucion, ku nuk u hodh asnjë molotov, ku nuk u dëmtua dhe nuk u dogj askush nga forcat e rendit dhe ku u vranë me plumba 4 protestues dhe u plagosën dhjetëra të tjerë, që ndryshe nga sot nuk shkuan dot as në spital sepse i priste druri dhe u mjekun nga shtëpia.
Ata që qëllojnë me gurë, zara hekuri e vidha për t’i nxjerrë sytë policië, janë kriminelë. Janë fëmijë shqiptarë dhe jeta e tyre vlen më shumë se ccdo gjë tjetër. Vetëpërmbajtja është A dhe ZH

