Malisheva përmbys Vushtrrinë, vazhdon ta kryesojë tabelën

by Nexhat

Malisheva e ka mposhtur Vushtrrinë me rezultat 2:1, në ndeshjen e vlefshme për xhiron e 10-të të kampionatit.

Vushtrria kaloi e para në epërsi me golin e Lis Demirit në minutën e 13-të, por vendasit reaguan shpejt.

banner

Laurent Xhylani barazoi shifrat në minutën e 18-të, ndërsa vetëm tetë minuta më vonë, Valmir Nafiu realizoi për 2:1, rezultat që doli të ishte përfundimtar.

Me këtë fitore, Malisheva shkon në kuotën e 23 pikëve dhe vazhdon të kryesojë tabelën, me tri pikë më shumë se Prishtina, e cila ka dy ndeshje më pak të zhvilluara.

Në anën tjetër, situata mbetet e vështirë për Vushtrrinë, që pas dhjetë xhirove renditet në vendin e fundit me vetëm tri pikë të grumbulluara.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy