Haxhiu “shqetësohet” për zhvillimt në Shqipëri: Arroganca i nxiti protestat, kërkesat e studentëve të dëgjohen, dhuna të ndalet

by Nexhat

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës ka kërkuar që të dëgjohen kërkesat e protestuesve në Shqipëri.

Albulena Haxhiu tha pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit se “secili në Kosovë i ka përcjellë zhvillimet në Shqipëri”.

banner

“Ajo çfarë po ndodh atje sigurisht që na shqetëson të gjithëve sepse Shqipëria për ne është shtëpi”.

Haxhiu tha se “është shumë e rëndësishme që kërkesat e protestuesve duhet të dëgjohen nga institucionet”.

“Kuvendi, Qeveria dhe Presidenca e kanë për obligim që t’i trajtojnë kërkesat e studentëve. Natyrisht që ne nuk e mbështesim dhunën, ajo duhet të ndalohet nga të dyja palë”, tha ajo.

Haxhiu tha se “është e rëndësishme qasja serioze në raport me këto protesta – jo arroganca”.

“Mendoj që arroganca vetëm i nxitë protestat”, tha ajo.

Kryeparlamentarja tha se “asnjëherë nuk ka pasur thirrje nga VV-ja që të mbështeten protestat”.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy