Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama në emisionin “DPT te Fidani” ka folur rreth deklarimit të tij për kandidimin për kryeministër të Kosovës.
Rama theksoi se nëse problemi është në nivel qendror, ai, siç tha, do ta luftojë këtë problem.
“E kam thënë edhe më përpara, që unë kam ardh këtu për me i ndihmu vendit tim, për me i ndihmu kryeqytetit. Dhe kam thënë që të gjitha projektet të cilat i kam prezantuar munden me u kry nremda dy mandateve. Domethënë nuk e kam pasur asnjëherë mendjen për me mendu ndoshta për nivele më të larta”, tha Rama.
“Po mendimi im ka qenë që unë kam me qenë këtu, kam me mujt me bashkëpunu me njerëzit që janë të votuar prej qytetarëve të Kosovës, njerëz që e duan vendin, që duan me bashkëpunu, që nuk mendojnë mbrapsht, që nuk janë egocentrikë, që nuk janë psikopatë, që janë njerëz normal”, shtoi ai.
“Si e tillë kur e shoh që është shumë e kjart tendenca e tyre sabotuese dhe bllokuese, normal që e shoh ku është problemi. Dhe nëse unë e luftoj problemin në çdo nivel. Nëse problemi qenka pikërisht keqpërdorimi i nivelit qendror, atëherë keni me më pasë edhe mu. Aty kam me luftu”, tha kreu i Prishtinës.

