Sot, kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Albulena Haxhiu, ka pritur në takim të Ngarkuarën me Punë të Ambasadës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Wylita Bell.
Për këtë takim është deklaruar edhe ambasada amerikane. Në njoftim thuhet se, ambasada e SHBA’së, mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë.
‘’E Ngarkuara me Punë e Ambasadës së SHBA-së, Wylita Bell, është takuar me kryetaren e Kuvendit të Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu.
Ambasada e SHBA-së mbetet e përkushtuar për të bashkëpunuar me institucionet e Kosovës në avancimin e prioriteteve të përbashkëta, përfshirë paqen dhe stabilitetin rajonal, si dhe prosperitetin e ndërsjellë’’, thuhet në reagim.

