Një person me inicialet L. K. është arrestuar këtë të enjte nën dyshimin për përfshirje në veprat penale “Fajdeja” dhe “Detyrimi”.
Sipas njoftimit të Policisë së Kosovës, operacioni është realizuar nga zyrtarët e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Prokurorinë Themelore në Prishtinë.
I dyshuari është arrestuar në flagrancë, në momentin kur dyshohet se po pranonte para nga viktima në emër të interesit të fajdesë,
Sipas policisë, L.K., dyshohet se në vazhdimësi kishte ushtruar presion ndaj viktimës, me qëllim të përfitimit të interesit nga fajdeja. Përmes këtij presioni, viktima dyshohet se ishte detyruar të vepronte në dëm të pasurisë së tij, duke pësuar dëme të konsiderueshme materiale.
Policia ka bërë të ditur se, në koordinim me prokurorin e rastit, po vazhdojnë veprimet e mëtejshme procedurale dhe ligjore ndaj të dyshuarit

