Bildt skeptik për tubimin e mbrëmshëm të opozitës  në Serbi: Ende nuk e ka përmasën e asaj që e rrëzoi Millosheviqin dikur

by Nexhat

Ish-kryeministri suedez, Carl Bildt, ka publikuar pamje nga protesta masive e studentëve në Serbi, të mbajtur mbrëmjen e së enjtes, në prag të zgjedhjeve që do të zhvillohen të dielën.

Bildt ka vlerësuar pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve në tubimin në mbështetje të Listës Studentore, por ka theksuar se mobilizimi ende nuk ka arritur përmasat e protestave që çuan në rrëzimin e ish-presidentit jugosllav, Slobodan Millosheviq.

banner

“Pjesëmarrje masive mbrëmë në mbështetje të Listës Studentore, para zgjedhjeve të së dielës në Serbi. Por, ende nuk është në përmasat që dikur e rrëzuan Millosheviqin”, ka shkruar Bildt në X.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy