FSK stërvitet së bashku me ushtarët e Kroacisë, Sllovenisë, Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut e Malit të Zi

by Nexhat

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka marrë pjesë për herë të parë në trajnimin për zhvillimin e liderëve të rinj ushtarakë, të organizuar në Qendrën “Marko Babić” të Ushtrisë Kroate.

Lajmin e ka bërë të ditur ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, i cili njoftoi se trajnimi u përmbyll me një marshim taktik prej 88 kilometrash, nga Udbina deri te Kalaja e Kninit.

banner

Në këtë trajnim, ushtarakët e FSK-së u stërvitën së bashku me kolegë nga Kroacia, Sllovenia, Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Mali i Zi.

Maqedonci e vlerësoi këtë përvojë si të rëndësishme për zhvillimin e kuadrove ushtarake dhe forcimin e bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve.

“Kjo përvojë avancon aftësitë e kuadrove tona dhe forcon bashkëpunimin ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë”, ka shkruar Maqedonci, duke falënderuar homologun e tij kroat, Ivan Anušić, dhe Ushtrinë Kroate për bashkëpunimin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy