Kurti porosi për shqiptarët e Luginës: Secila votë ka peshë për të ardhmen tuaj

by Nexhat

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, u ka bërë thirrje qytetarëve shqiptarë në Preshevë, Bujanoc dhe Medvegjë që të dalin të votojnë dhe të mbështesin “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17.

Përmes një mesazhi drejtuar qytetarëve që ende nuk e kanë shfrytëzuar të drejtën e votës, Kurti ka theksuar rëndësinë e pjesëmarrjes në procesin zgjedhor.

banner

Ai u ka bërë thirrje gjithashtu qytetarëve që t’i ftojnë edhe familjarët dhe miqtë e tyre për të votuar.

Kurti ka lidhur mbështetjen për këtë koalicion me përfaqësimin politik të shqiptarëve në Luginën e Preshevës, si dhe me përpjekjet për barazi dhe kundërshtimin e diskriminimit.

“Secila votë ka peshë për përfaqësimin dhe për të ardhmen tuaj”, ka shkruar Kurti në mesazhin e tij.

Ai ka përfunduar thirrjen duke kërkuar mbështetje për “Koalicionin Shqiptar”, me numrin 17, për një përfaqësim më të fuqishëm dhe për mundësinë që qytetarët ta ndërtojnë jetën në vendlindje.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy