Të gjitha vendvotimet në zgjedhjet e parakohshme parlamentare në Serbi duhet të mbyllen në orën 20:00, kur përfundon edhe heshtja zgjedhore.
Megjithatë, në disa vendvotime ku ka pasur ndërprerje të procesit të votimit, afati do të zgjatet për aq kohë sa ka zgjatur ndërprerja.
Të drejtë vote edhe pas orës 20:00 do të kenë gjithashtu të gjithë qytetarët që në atë moment janë duke pritur në radhë para vendvotimeve.
Pas përfundimit të votimit, pritet të nisë numërimi i votave dhe publikimi i vlerësimeve të para për rezultatet e zgjedhjeve.

