Derbi i Stambollit mes Galatasarayt dhe Fenerbahçes u mbyll me skena të rënda, pasi futbollistët e të dyja skuadrave u përfshinë në një përleshje masive pas përfundimit të ndeshjes.
Galatasaray fitoi 2-1, por pas vërshëllimës së fundit situata doli jashtë kontrollit.
Gjithçka nisi nga përplasja mes Kerem Aktürkoğlu dhe Roland Sallait, përpara se konflikti të përhapej te futbollistët e tjerë dhe pjesëtarët e shtabeve teknike,
Momenti më i tensionuar ishte përleshja mes kapitenit të Galatasarayt, Abdülkerim Bardakcı, dhe mbrojtësit të Fenerbahçes, Archie Brown, të cilët përfunduan në tokë.
Për të ndalur incidentin u desh ndërhyrja e policisë. Gjyqtari Atilla Karaoğlan ndëshkoi me kartonë të kuq Bardakcı dhe Brown, ndërsa Aktürkoğlu dhe Sallai morën kartonë të verdhë.

