Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka qenë i ftuar në “Pressing” të T7.
Ai ka thënë se LDK-ja qëndron për sot dhe të ardhmen, duke shtuar se gjenerata e vjetër i njeh.
E për gjeneratën e re tha se duhet më shumë program qeverisës që t’iu ofrohet zhvillim.
“LDK-ja qëndron për sot dhe të ardhmen, trashëgimia e LDK-së është histori e cila është e pakontestueshme dhe patjetersueshme”.
“E ardhmja do të jetë e sigurt, duhet të jetë zhvillimore dhe përfaqësuese dhe të targetoj gjitha gjeneratat sepse gjeneratën e re, sepse gjenerata e re na mband mend, por duhet edhe atyre me iu ofru platformën dhe programin qeverisës sesi kanë me pa jetën në Kosovë”, ka thënë ai

