Kurti në konferencën për medresetë: Sot funksionojnë lirshëm në Kosovë dhe Shqipëri

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti, ka marrë pjesë në Konferencën Shkencore Ndërkombëtare “Medresetë te shqiptarët – histori – trashëgimi – kontribut”, të organizuar nga Instituti për Studime dhe Hulumtime Islame, në kuadër të Bashkësisë Islame të Kosovës.

Në fillim të fjalës së tij, Kurti u shprehu ngushëllime të pranishmëve për ndarjen nga jeta të Bahri Efendi Simnicës, profesor në Medresenë e Mesme “Alaudin” në Prishtinë, ish-drejtor i këtij institucioni dhe ish-kryeredaktor i revistës “Dituria Islame”.

banner

Gjatë konferencës, kryeministri theksoi rëndësinë e dijes, kërkimit shkencor dhe studimit për zhvillimin dhe përparimin e një shoqërie.

Duke folur për historikun e mejtepeve dhe medreseve shqiptare gjatë shekullit XX, Kurti tha se përpjekjet, sakrificat dhe rezistenca ndër dekada u pasuan me rënien e regjimit komunist në Shqipëri dhe çlirimin e Kosovës nga Serbia, si dhe me krijimin e shtetit të Kosovës.

Ai theksoi se sot medresetë në Kosovë dhe Shqipëri funksionojnë lirshëm, si shkolla fetare, por edhe si institucione edukative dhe shkencore brenda sistemeve arsimore të të dy vendeve

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy