Rayan Cherki është kthyer në një nga objektivat kryesorë të Real Madridit dhe Paris Saint-Germainit. Të dy klubet po e përcjellin nga afër sulmuesin francez, i cili është shndërruar në një lojtar të rëndësishëm për Manchester Cityn.
Megjithatë, kampionët anglezë nuk kanë ndërmend ta lejojnë largimin e tij lehtësisht dhe do të shqyrtonin vetëm një ofertë jashtëzakonisht të lartë.
23-vjeçari ka shkëlqyer këtë sezon, duke realizuar gjashtë gola dhe duke dhënë dy asistime në 12 ndeshje, transmeton Klankosova.tv.
Cherki, i cili mund të luajë si mesfushor ofensiv dhe në krahët e sulmit, ka kontratë me Cityn deri në qershor të vitit 2030. Klubi anglez kishte paguar 36.5 milionë euro për ta transferuar dhe tani nuk dëshiron të heqë dorë nga shërbimet e tij

