Presidentja pret në takim Hargreaves, flasin për proceset integruese euroatlantike të Kosovës

by Nexhat

Presidentja, Justina Shiroka Pula, ka pritur në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves.

Në komunikatën për media, bëhet e ditur se, gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në siguri, mbrojtje dhe zhvillim ekonomik, si dhe për proceset integruese euroatlantike të Kosovës.

banner

Komunikata e plotë:

Presidentja Shiroka Pula priti në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar, Jonathan Hargreaves

Presidentja e Republikës së Kosovës, Justina Shiroka Pula, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves, i cili e uroi për marrjen e detyrës dhe i dëshiroi sukses në ushtrimin e mandatit.

Presidentja Shiroka Pula e falënderoi ambasadorin Hargreaves për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për Kosovën, duke vlerësuar marrëdhëniet e shkëlqyera ndërmjet dy vendeve.

Gjatë takimit u diskutua për mundësitë e thellimit të mëtejshëm të bashkëpunimit dypalësh, me theks të veçantë në siguri, mbrojtje dhe zhvillim ekonomik, si dhe për proceset integruese euroatlantike të Kosovës.

Presidentja Shiroka Pula ritheksoi përkushtimin e Kosovës për forcimin e partneritetit strategjik me Mbretërinë e Bashkuar dhe shprehu mirënjohjen për kontributin e saj në sigurinë, zhvillimin dhe avancimin ndërkombëtar të Republikës së Kosovës.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy