Përparim Rama para se të hyjë në Prokurori: Detyra ime të ndërtoj kryeqytetin, e tyrja të shohin a po bëhet ligjshëm

by Nexhat

Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, foli shkurt para mediave para se të hynte në Prokurori Speciale për intervistim.

“Detyra ime është që të ndërtoj kryeqytetin, detyra e tyre është me pa që krejt bëhet në mënyrë ligjore”.

banner

I pyetur nëse do të intervistohet si i dyshuar apo dëshmitar, avokati i Ramësn, Artan Qerkini, tha se “statusin do ta kuptojmë intervistimit”.

Sipas raportimeve, ai do të intervistohet në cilësinë e të dyshuarit në lidhje me projektin e “Arkitektit të Kryeqytetit”.

Dyshimet kryesore rreth projektit të “Arkitektit të Kryeqytetit” në Prishtinë ndërlidhen me procedurat e prokurimit publik, vlerën e lartë të kontratës prej 12 milionë eurosh, si dhe dyshimet për manipulim stafi dhe konflikt interesi

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy