E paprecedentë në Mal të Zi, arrestohen 4 nxënës shqiptarë pasi bënë shqiponjën dykrenare

by Nexhat

Katër nxënës shqiptarë janë ndaluar nga policia në qytetin e Kotorrit në Mal të Zi, pasi kanë bërë simbolin e shqiponjës me duar në rrugë. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 17:30 të ditës së djeshme, kur një grua e moshuar malazeze u ka kërkuar të ndërprisnin veprimin.

Sipas informacionit zyrtar, gruaja u është drejtuar nxënësve në gjuhën malazeze, por ata nuk e kanë kuptuar kërkesën e saj dhe kanë vijuar të bëjnë simbolin e shqiponjës. Në vijim, ajo ka njoftuar policinë dhe ka bërë kallëzim, duke pretenduar se ishte kërcënuar prej tyre, raporton gazetarja Klodiana Lala.

banner

Pas marrjes së denoncimit dhe deklarimit me shkrim të gruas, policia e Kotorrit ka shoqëruar katër të rinjtë dhe ka vendosur ndalimin e tyre, nën dyshimin për kundërvajtjen e nxitjes së urrejtjes kombëtare.

Sipas informacionit të përcjellë nga autoritetet malazeze, katër nxënësit do dalin sot, më 1 nëntor përpara gjykatës kompetente, ku do të shqyrtohet çështja e tyre

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy