Letra e publikuar sot nga kryebashkiaku i Tiranës, Erion Veliaj, lidhur me vizitën e ministrit të Drejtësisë, Toni Gogu në burgun e Fierit për t’i përcjellë tre kërkesat e kryeministrit Edi Rama, i ka shkuar edhe GJKKO-së.
Burime nga ekipi i tij mbrojtës konfirmojnë se e njëjta letër i ka shkuar sot GJKKO-së, në vijim të korrespondencës që Veliaj ka me gjykatën lidhur me konfirmimin ose jo të pjesëmarrjes së tij në seancën e nesërme gjyqësore.
Në letrën e shkruar nga Veliaj, e cila u publikua në rrjetet sociale, kryebashkiaku tregonte se Rama, i ka kërkuar të pranojë përfshirjen në protestat e njohura si “Flamingot” dhe ato të studentëve, duke e paralajmëruar se në të kundërt mund t’i shtohen akuzat për “prishje të rendit kushtetues”.
Gjithashtu, i është kërkuar të heqë dorë nga Bashkia e Tiranës dhe t’ia delegojë drejtimin Arbër Hajdarit, si dhe të mos këshillohet më me Plarent Ndrecën/ BalkanWeb

