Krasniqi po merr pjesë në Konferencën e Dialogut të Schleswig-Holstein-it me Ballkanin Perëndimor

by Nexhat

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi njoftoi se po merr pjesë në Konferencën e Dialogut të Schleswig-Holstein-it me Ballkanin Perëndimor, me fokus në forcimin e kohezionit social dhe mbrojtjen e pakicave.

“Sot kam kënaqësinë të marr pjesë në Konferencën e Dialogut të Schleswig-Holstein-it me Ballkanin Perëndimor, me fokus në forcimin e kohezionit social dhe mbrojtjen e pakicave”, shkroi ai në një postim në Facebook.

banner

“Në këtë konferencë po marrim pjesë së bashku me z. Dirk Schrödter, Shef i Kancelarisë Shtetërore dhe Ministër për Digjitalizim i Schleswig-Holstein-it; z. Bekim Sali, Ministër për Çështje Evropiane i Republikës së Maqedonisë së Veriut; z. Agon Ferati, Ministër për Marrëdhënie Ndërmjet Komuniteteve i Republikës së Maqedonisë së Veriut; z. Nenad Rašić, Ministër për Komunitete dhe Kthim i Republikës së Kosovës, si dhe z. Mizbah Mustafa, Konsull i Përgjithshëm i Republikës së Kosovës në Hamburg”, shkroi Krasniqi.

Ai njoftoi se do të jetë edhe pjesë e një paneli të diskutimit atje.

“Gjatë ditës së sotme do të jem gjithashtu pjesë e panelit të diskutimit me temën “Strukturat gjithëpërfshirëse të qeverisjes”, ku do të ndajmë përvojat dhe perspektivat tona mbi rëndësinë e përfaqësimit, gjithëpërfshirjes dhe ndërtimit të institucioneve që garantojnë mundësi të barabarta për të gjithë. Një mundësi e mirë për dialog, shkëmbim përvojash dhe forcim të bashkëpunimit ndërmjet vendeve tona”, shkroi Krasniqi.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy