Kurti paralajmëroi dje se në buxhetin për vitin 2027 parashihet edhe rritja e mbështetjes për ekipet mbrojtëse të ish-krerëve të UÇK-së

by Nexhat

Kryeministri Albin Kurti ka paralajmëruar rritjen e mbështetjes për ekipet mbrojtëse të katër ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës në Hagë.

Qeveria dje miratoi buxhetin e projektuar për vitin 2027. Në atë mbledhje të Ekzekutivit, Kurti tha se me buxhetin e ri parashihet edhe rritja e mbështetjes për ekipet mbrojtëse të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit e Jakup Krasniqit.

banner

“Me këtë buxhet është paraparë edhe rritja e mbështetjes për ekipet mbrojtëse të katër ish-udhëheqësve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, sipas kërkesës së parashtruar nga ekipet mbrojtëse”, tha ai.

Më herët Qeveria ka miratuar krijimin e një grupi punues që do ta bëjë një strategji për mbrojtjen e ish-krerët me UÇK-së.

“Sigurisht që për pjesën tjetër të angazhimit dhe mbështetjes e presim edhe strategjinë nga Grupi Punues, i cili kryesohet nga zëvendëskryeministri Glauk Konjufca”, tha kryeministri.

Gjykata Speciale më 16 shtator i shpalli fajtorë katër ish-krerët Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, duke i dënuar për krime lufte me nga 13 deri në 25 vjet burgim.

Aktgjykimi u konsiderua gjerësisht si i padrejtë në Kosovë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy