Apeli vendos per Vlora Hysenin

by Nexhat

Apeli i Posaçëm ka dhënë sot vendimin për ish-drejtuesen e SHISH, Vlora Hyseni.

Sipas Top Channel, për Hysenin në është në fuqi masa e arrestit në shtëpi, vendim i dhënë nga Gjyqtari Florjan Kalaja.

banner

Avokati i saj kishte kërkuar që të ndryshohej masa ndaj saj, pasi sipas tij nuk kishte asnjë rrezik që ajo të largohej nga vendi apo të prishte provat. Megjithatë, Apeli i Posaçëm ka vendosur që Hyseni të jetë nën masën e arrestit të shtëpisë.

“Miratimin e Vendimit nr. 67, datë 21.09.2026 te Gjykates së Posaçme te Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, sa i takon disponimeve kundrejt Znj. V.H.

Miratimin e Vendimit nr. 69, datě 24.09.2026 te Gjykates së Posaçme të Shkalles së Parë per Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.

Në bazë dhe për zbatim të nenit 103 te Kodit të Procedurës Penale, ndalohet publikimi i këtij vendimi deri ně mbylljen e hetimeve paraprake.

Kundër këtij vendimi mund te bëhet rekurs në Gjykatën e Larte brenda 45 ditëve, duke nisur ky afat nga e nesërmja e njoftimit te vendimit te arsyetuar”, thuhet në vendim, shkruan Top Channel.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy