Mbi 37 kilogramë heroinë dhe para të gatshme, këto janë dëshmitë e sekuestruara në aksionin e Prokurorisë, Policisë dhe AKI-së

by Nexhat

Gjatë konferencës së përbashkët për media të Prokurorisë Speciale, Policisë së Kosovës dhe Agjencisë së Kosovës për Inteligjencë (AKI), janë prezantuar edhe pamjet e disa prej dëshmive të sekuestruara në aksionin kundër narkotikëve.

Në fotografitë e publikuara shihen disa paketime të mbështjella me letër, që dyshohet se përmbajnë substanca narkotike, si dhe një sasi e konsiderueshme parash të gatshme, kryesisht kartëmonedha prej 50 eurosh.

banner

Këto dëshmi lidhen me aksionin e realizuar mbrëmjen e kaluar, gjatë të cilit u arrestuan pesë persona dhe u sekuestruan mbi 37 kilogramë substancë e dyshuar narkotike e llojit heroinë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy