Ferencvarosi ka regjistruar një tjetër fitore të rëndësishme në Ligën e Evropës, duke triumfuar 0:2 në udhëtim ndaj Milanit.
Skuadra hungareze e zgjidhi ndeshjen me dy golat e Lenny Joseph, i cili realizoi edhe në minutën 52-te dhe 66-të, duke vulosur fitoren e mysafirëve në këtë përballje.
Me këtë triumf, Ferencvarosi vazhdon të shkëlqejë në garën evropiane, duke kryesuar renditjen me 12 pikë të plota pas katër ndeshjeve, me katër fitore nga katër takime.
Në anën tjetër, Milani vazhdon të zhgënjejë, pasi pas katër ndeshjeve mbetet me vetëm tri pikë dhe renditet në pozitën e 27-të në tabelë.

