Kritikat për inflacionin, Murati: Është problem, shkaktarë janë lufta në Ukrainë dhe bllokada në Ngushticën e Hurmuzit

by Nexhat

Ministri Hekuran Murati është përballur me kritika në mbledhjen e komisionit për Buxhet lidhur me situatën ekonomike në vend.

Murati, ka thënë se është ‘’problem’’ rritja e kostos së jetesës në Kosovë, porse, kjo ka ndodhur për shkak të luftës në Ukrainë dhe bllokadës në Ngushticën e Hurmuzit.

banner

‘’Sa i përket inflacionit, duhet të them që patjetër është problem rritja e kostos së jetesës edhe në Kosovë, sikurse në të gjitha vendet tjera të botës. Dhe kjo ka kryesisht dy shkaktarë, fillimisht ishte lufta në Ukrainë e cila ndikoi në tronditje globale të çmimeve të energjisë dhe ushqimeve. Dhe tash se fundi kemi edhe valën e re që vjen si rezultat i konfliktit në gjirin Persik, ku për shkak të bllokadës së ngushticës së Hurmuzit ka pasur një tronditje globale sa i përket furnizimit me derivate dhe energji. E kjo ndikon në valë të re të rritjes së çmimeve gjithandej botës. Është fenomen që ndodh në të gjitha shtetet e botës. Si qeveri çfarë jemi munduar të bëjmë është tu qëndrojmë qytetarëve afër.”, ka thënë ai.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy