Rrëzohet avioni ushtarak rus në Siberi, raportohet për 17 të vdekur

by Nexhat

Një aeroplan transportues ushtarak i tipit An-12 është rrëzuar në rajonin e Kemerovos, në jugperëndim të Siberisë në Rusi, ku si pasojë kanë humbur jetën të gjithë 17 personat që ndodheshin në bord,

Lajmi është raportuar të martën nga mediumi rus “Izvestia”, i cili bën të ditur se nuk ka të mbijetuar nga aksidenti.

banner

Deri më tani nuk janë bërë të ditura detaje lidhur me rrethanat dhe shkaqet që çuan në rrëzimin e avionit.

Sipas Reuters, guvernatori i rajonit të Kemerovos, Ilya Seredyuk, ka njoftuar përmes kanalit të tij zyrtar në platformën e komunikimit MAX se një aeroplan është rrëzuar pranë fshatit Yagunovo.

Megjithatë, ai nuk ka specifikuar llojin e avionit të përfshirë në aksident.

Autoritetet pritet të japin më shumë informacione lidhur me ngjarjen dhe shkaqet e rrëzimit.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy