Përfundim tronditës në Miami – me tingujt e sirenës White shënoi dhe fitoi ndeshjen e gjashtë

by informim

Bostoni është afër kthesës më të madhe në histori! Boston Celtics mposhti skuadrën e Miamit në udhëtim me 104:103 dhe kështu u bë vetëm skuadra e katërt në historinë e NBA që e kthen luften për titull pas deficitit me 0:3 në seri.

Pas kësaj fitoreje me rikthim nga 0:3 në 3:3, motivi është padyshim në anën e Bostonit, sigurisht që do të jenë të motivuar në maksimum për ta fituar ndeshjen e rradhes dhe për të bërë histori.

banner

Ndonëse e kishin kontrollin e lojës pothuajse gjatë gjithë ndeshjes, skuadra e Joe Mazzula për pak sa nuk i “dhuroi” fitoren vendasve, të cilët kishin +1 në tre sekonda të mbetura, por u shfaq Derrick White i cili pas humbjes së Smart për tre pikët nga një kundërsulm e solli atë në fitoren e Celtics.

Bostoni e kontrolloi këtë lojë në pjesën më të madhe të ndeshjes dhe kishte avantazhin nga gjysma e çerekut të parë deri në pjesën e fundit. Megjithatë, reagimet e këqija në sulm dhe reagimet e dobëta në mbrojtje gati sa nuk u kushtuan lojtarëve mysafirë. Ndonëse në fund të çerekut të tretë patën avantazhin +13, Miami Heat arriti ta kthejë rezultatin në fillim të çerekut të katërt, çka tregon se sa shumë lëkundje pati në këtë ndeshje.

Tatum ishte lojtari më efektiv në këtë ndeshje me 31 pikë, 12 kërcime dhe pesë asistime, ndërsa pas tij ishin Brown me 26 dhe Smart me 21 pikë. Heroi i mysafirëve White shënoi 11 pikë, ndërsa në krahun tjetër kryesoi Butler me 24 pikë, por me gjuajtje të dëshpëruara nga fusha (5/21). Ai u pasua nga Caleb Martin me 21 pikë, ndërsa Vincent shënoi 15 pikë.

Nju Jorku, Denveri dhe Portlandi janë tre skuadrat e vetme në historinë e ligës NBA që kanë arritur të rikthehen nga një deficit i tillë dhe duke iu bashkuar këtij grupi, Bostoni do të ketë shansin të bëhet i pari që feston në ndeshjen e shtatë nëse arrinë të fitojë pasneser nga ora 02:30.

banner

Të ngjajshme

Leave a Comment

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy