Maqedonci, kandidat për deputet në listën e LVV-së?!

by Merita

Ministri i FSK-së, Ejup Maqedonci, ka konfirmuar sot se në zgjedhjet e ardhshme do të jetë kandidat për deputet në listën e LVV-së.

Ai është pyetur për këtë cështje në Frontal dhe ka treguar se është i gatshëm për të povuar edhe këtë sfidë.

banner

“Fokusin kryesor në këtë periudhë vazhdoj ta kem dhe ta kryej detyrën që me është besuar dhe është fisnike;  është detyrë e vecantëqë është ëdhëheqja e ministrisë së Mbrojtjes. Për të ardhmen, besoj do ta analizoj do të marr vendime që besoj do të jetë i duhuri”, ka thënë Maqedonci.

Por ky i fundit më pas ka sqaruar se nëse kërkohet nga LVV, do të jetë në listën e kësaj partie.

“Unë jam ministër i Mbrojtjes i qeverisë që drejtohet nga LVV dhe nëse do të ekziston edhe vullneti për të qenë pjesë, unë jam i gatshëm për të qenë në listën zgjedhore të LVV-së”, ka thënë Maqedonci në Frontal.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy