Maltretim e rrahje me kabllo, gjykimi kundër ish-gardianit në burgun e Lipjanit

by Nexhat

Rreth 30 minuta ishte maltretuar fizikisht Agron Ramadani deri në alivanosje në qershorin e 1998-s, para se të futej në qelinë numër një në burgun e Prishtinës.

Por keqtrajtimet fizike dhe psikike, sipas Ramadanit, kishin zgjatur pothuajse gjatë tërë periudhës sa qëndroi i burgosur nën akuzat për terrorizëm, fillimisht në këtë burg, e pastaj në atë të Lipjanit

Në mesin e atyre që e kishin rrahur, ish-shefi i sigurisë së Adem Demaçit, ka thënë se ishte edhe Dragisha Millenkoviq, të cilin Prokuroria Speciale e akuzon për krime lufte.

Ai u pyet rreth maltretimeve konkrete që i ka pasur nga i akuzuari.

Dëshmitari rrëfeu para trupit gjykues se edhe atë pak ushqim që e kishin e ndanin me të burgosurit e tjerë.

Me pyetje rreth mungesës së ushqimit dhe keqtrajtimeve, ai u ballafaqua edhe nga Dragisha Millenkoviq.

E për rrethanat e identifikimit të Millenkoviqit dhe mundësisë së ngatërrimit me një të dyshuar tjetër, Ramadani përveç mbrojtjes u sfidua me pyetje edhe nga trupi gjykues.

Gjykimi për Millenkoviqin, i cili akuzohet se keqtrajtoi e rrahu edhe me kabllo elektrike të burgosurit shqiptarë gjatë luftës në Kosovë, do të vazhdojë në fund të këtij muaji, shkruan atvlive.tv.

Ramadani që ishte në mesin e tyre, tregoi se ishte arrestuar nga sigurimi shtetëror i Serbisë nën arsyetimin se ishe themelues i UÇK-së, dhe ishte dënuar me tri vjet burgim për terrorizëm

Në mesin e viktimave në këtë rast, të cilët pritet të dëshmojnë, janë edhe kryetari i Malishevës Ekrem Kastrati, e deputeti Isak Shabani, i cili mungoi në këtë seancë.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy