Ankohen turistët nga Kosova: Cmimet e dhomave në Durrës 20 euro më shtrenjtë se vjet

by Merita

Durrësi është gati për të mirëpritur turistët dhe pushuesit këtë sezon veror. Janë vendosur çadra e shezlong si dhe është pastruar gjithë hapësira e rërës.

Në një kohë kur kullat e vrojtimit nuk mungojne pranë bizneseve private dhe teksa është konfirmuar pajisja me vrojtues, ajo që kemi vënë re, është që vrojtuesit nuk ndodhen në kullat përkatëse.

banner

Sipas Report TV Çmimet kanë pësuar rritje si për produktet ushqimore në markete ashtu dhe në hoteleri. Konkretisht, dhomat në hotele kushtojnë 20 euro më shumë se vitin e kaluar.

“Qendroj në hotel, në të njëjtën dhomë! Vjet e kisha me 50 euro/nata ndërsa sivjet me 70 euro/nata”, tha një pushues nga Kosova.

Në dallim nga vitet e tjera, pastërtia, plugimi dhe mirëmbajtja e vijës bregdetare, ka pësuar një ndryshim dhe kjo u ka rënë në sy pushuesve.

“Shumë pastër është këtë vit, vjen makina e plehrave cdo ditë. Sidomos shëtitoren e kanë bërë shumë bukur”, tha një banore e Durrësit.

Pushuesit janë ende të pakët në numër, por fluksi pritet të shtohet në korrik-gusht. Bazuar në të dhënat e operatoreve turistike për rezervimet, në Durrës pritet të pushojnë gjatë kesaj vere 1.5 milionë persona.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy