Moti i nxehtë| Shfaqen zjarret në Gjirokastër, digjet një sipërfaqe kullotë malore

by Nexhat

Në Gjirokastër, si shkak i temperaturave të nxehta të motit kanë nisur të shfaqen zjarret e para të verës në sipërfaqet e kullotave

Sipas burimeve për Euronews Albania, bëhet me dije se rreth orës 18.45 të së dielës, në vendin e quajtur “Dushk”, që ndodhet midis qytetit të Gjirokastrës dhe fshatit Lazarat, ka rënë zjarr në një sipërfaqe kullote

banner

Si shkak i terrenit të thatë zjarri rrezikonte të përhapej në një sipërfaqe të gjerë. Menjëherë në vendngjarje ka mbërritur një automjet zjarrfikës dhe grupi i efektivëve.

Për shkak të zonës malore ku ndodhej kullota e përfshirë nga zjarri është ndërhyrë me mjete rrethanore për izolimin e zjarrit dhe më pas shuarjen e plotë të tij. Zjarri shkaktoi djegien e një sipërfaqe kullote malore.

Në këto ditë me temperatura të nxehta, zjarrfikësit në Gjirokastër apelojnë për parandalimin e zjarreve të verës në pyje e kullota

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy