Radiotelevizioni i Republikës Srpska ka përdorur një emër fyes për shqiptarët, teksa ka përcjellë deklaratën e Aleksandër Vulin

by Nexhat

Nënkryetari i Qeverisë së Serbisë, Aleksandar Vulin, në një deklaratë të fundit të raportuar nga mediat, në dy raste përdori një term nënçmues që fyen pjesëtarët e pakicave kombëtare në Bosnje dhe Hercegovinë dhe në rajon, të cilin ekspertët e konsiderojnë si fjalim diskriminues. Agjencia Rregullative e Komunikimeve (RAK) deklaron se nuk mund të komentoj për rastin.

Duke reaguar ndaj njoftimit të Departamentit Amerikan të Shtetit, Vulin, duke iu përgjigjur se ai organ nuk duhet të paralajmërojë shtetin serb dhe gjykatat e tij që të gjykojnë drejt dhe sipas ligjit, dy herë ka përdorur termin nënçmues “Siptari”, dhe teksti është publikuar në ueb portali i Radiotelevizionit të Republikës Srpska (RTRS).

banner

Kryetari i Shoqatës së Shqiptarëve në BeH, Aris Jonuzi, e konsideron gjuhën e tillë të urrejtjes si nxitje të intolerancës ndaj pakicave kombëtare, duke shprehur shqetësimin se shprehje të tilla përdoren në hapësirën mediatike pa sanksion.

“Gjithmonë e konsiderojmë një fyerje dhe gjithmonë shqetëson minoritetin shqiptar në këto zona, sepse zëri ynë mezi dëgjohet. Kemi kërkuar nga autoritetet, duke dërguar iniciativa, që një gjuhë e tillë e urrejtjes dhe përdorimi i asaj shprehje të ndëshkohet, por nuk kemi marrë asnjë përgjigje. Diçka e tillë tashmë është duke kaluar nëpër procedura parlamentare në Serbi dhe shpresoj që më në fund të hyjë në fuqi edhe atje, por edhe në vendet e tjera të rajonit ku ka intolerancë ndaj nesh shqiptarëve, tha Jonuzi

Redaksia e ueb portalit RTRS beson se politika e tyre editoriale është e saktë dhe se ata nuk e kanë paraqitur qëndrimin e tyre, por të zëvendëspresidentit Vulin, i cili është transmetuar vetëm në platformën e tyre të internetit.

“Ne kemi përcjellë edhe atë që ka thënë Departamenti i Shtetit dhe në përgjigje të atij lajmi kemi përcjellë edhe reagimin e Aleksandër Vulin. Ne e kryejmë punën tonë në mënyrë profesionale dhe nuk shprehim pikëpamje personale, as nuk është pjesë e politikës editoriale të portalit të internetit RTRS, dhe vetë termi ‘Shiptar’ Vulin e përmendur disa herë, dhe si i tillë është përcjellë në formën e qëndrimin e tij në një deklaratë në portalin tonë” tha Bojana Milakoviq kryeredaktore e ueb portalit RTRS për Detektor.

Anida Sokol, studiuese dhe redaktore e Mediacentra Sarajevo, beson se ky është një shembull flagrant i urrejtjes së drejtuar ndaj një pakice në një territor, të cilit Agjencia Rregullatore e Komunikimeve në Bosnjë dhe Hercegovinë duhet t’i përgjigjet edhe sipas detyrës zyrtare.

“Mirëpo, problemi është se RAK për shkak të rregulloreve të saj, vështirë se mund të reagojë nëse ky lajm transmetohet vetëm në ueb portal, e jo si pjesë e ndonjë programi televiziv. Mirëpo, besoj se me denoncimin e këtij rasti, edhe me detyrë zyrtare, duhet të reagojnë. Fatkeqësisht, në situata të tilla, ndikimi politik luan një rol të madh kur bëhet fjalë për vendimet e RAK-së, por nëse shikojmë se cila është detyra e tyre, së paku duhet të paralajmërojnë dhe të reagojnë me një deklaratë”, tha Sokol.

Në pyetjen e Detektorit për një reagim të mundshëm, RAK iu përgjigj se nuk mund të komentojnë për këtë rast.

“Agjencia Rregullatore e Komunikimeve nuk është kompetente për të rregulluar përmbajtjen e ueb portaleve në Bosnjë dhe Hercegovinë, kështu që në këtë rast nuk mund të komentojmë përmbajtjen individuale që përmendët. Informatat për obligimet e bartësve të licencës, si dhe kompetencat e Agjencisë, në fushën e transmetimit, gjenden në www.rak.ba”, thuhet në përgjigjen e RAK-së.

Liderët politikë në rajon në përgjithësi i kanë mësuar votuesit e tyre me fjalime diskriminuese, në të cilat grupe të caktuara shoqërore nënçmohen apo edhe mohohen, sipas specialistit të komunikimit Mirza Mehmedovic, profesor në Departamentin e Gazetarisë të Fakultetit Filozofik, Universiteti i Tuzlës

“Më pëlqen të them se pas viteve 1990, ne u bëmë një shoqëri dhune në të cilën diskriminimi u bë ‘modus operandi’ për të gjitha fjalimet politike dhe diskutimet publike. Nga ana tjetër, audienca është mësuar aq shumë me një gjuhë të tillë sa diskriminimi mbetet pothuajse i pavërejtur”, tha profesor Mehmedovic.

Në praktikë, ndryshe nga synimet fillestare, termi u rajonalizua dhe shërbeu për të dalluar anëtarët e kombësisë shqiptare në Jugosllavi nga shqiptarët në Shqipëri dhe të tjerët në mbarë botën.

Në Serbi, termi politikisht jokorrekt “Shiptar” përdoret shpesh nga autorë nacionalistë dhe në Maqedoni në vitin 2009 shpërtheu një skandal publik pasi Akademia e Shkencave të Maqedonisë (MANU) publikoi një enciklopedi maqedonase në të cilën ky emër përdoret për shqiptarët

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy