Kishin mbetur të bllokuar në Theth, shpëtohen 4 turistë gjermanë

by Nexhat

Policia i ka ardhur në ndihmë 4 turistëve nga Gjermania që kishin mbetur të bllokuar në Qafën e Pejës, në Theth

Përmes një njoftimi, Policia bën të ditur se turistët kishin mbetur të bllukuar në mes të malit, pasi njëri prej tyre ishte dëmtuar dhe nuk mund të vijonte më rrugën

banner

Ndërkohë pasi janë shpëtuar, turisti i dëmtuar është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë për ndihmë mjekësore.

Njoftimi i Policisë:

Punonjësit e Policisë iu vijnë në ndihmë 4 turistëve nga Gjermania që kishin mbetur të bllokuar në Qafën e Pejës, Theth.

Në vendin e quajtur ” Qafa e Pejës “, 4 turistë gjermanë, duke eksploruar me këmbë zonën, kanë mbetur të bllokuar në mes të malit ku njëri prej tyre ishte dëmtuar dhe nuk mund të vijonte rrugën në këmbë.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Komisariatit të Policisë Shkodër në bashkëpunim me Postën e Policisë Theth dhe me  shërbimet e emergjencave civile, janë nisur në drejtim të zonës ku kishin mbetur të bllokuar turistët.

Shërbimet e emergjencave civile kanë kontrolluar zonën  me helikopter dhe kanë bërë të mundur lokalizimin e turistëve.

Turisti i dëmtuar është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës, Tiranë për ndihmë mjekësore.

Falë punës së mirëorganizuar dhe bashkëpunimit me shërbimet e tjera, punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur edhe nxjerrjen e 3 turistëve të tjerë nga  terreni i vështirë ku kishin mbetur të bllokuar.

Turistët kanë falënderuar shërbimet e Policisë dhe shërbimet e tjera, për përkushtimin dhe humanizmin e treguar, si dhe  për ndihmën e dhënë në kohë rekord.

Policia e Shkodrës është e angazhuar maksimalisht në shërbim të qytetarëve,  vizitorëve dhe turistëve, dhe i fton ata që për çdo rast nevoje për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy