Ministri Maqedonci jep detaje për dronët Bayraktar: Janë dy grupe të trajnuara për përdorim

by Nexhat

Ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci ka dhënë detaje lidhur me dronët Bayraktar.

Maqedonci bëri të ditur se tashmë këta dronë janë të funksionalizuar dhe janë krijuar dy grupe që janë trajnuar për të operuar me ta.

“Dronët Bayraktar tashmë i kemi pjesë të inventarit të FSK-së dhe janë aset shumë i rëndësishme për  mbështetjen ajrorë të njësive të FSK-së. Këta dronë janë të funksionalizuar, ne e kemi ndërtuar njësinë, deri më tani dy grupe i kemi trajnuar për të operuar me dronët Bayraktar. Pra dronët tanimë janë duke operuar, po testohen dhe njësia po manovron me ta bazuar në misionin dhe detyrat që ka”, tha Maqedonci në Edicionin Special,

Ndër tjerash, Maqedonci bëri të ditur se gjatë vitit 2023, Buxheti i Forcës së Sigurisë Kosovës dhe Ministrisë së Mbrojtjes ka arritur diku në 200 milionë euro.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy