Vula e PD te Berisha, Gjekmarkaj: Mori fund saga e diversionit. PD, shtëpia e demokratëve

by Nexhat

Nënkryetari i PD-së, Agron Gjekmarkaj, e konsideroi vendimin e Gjykatës së Apelit si fundin e një sage që synonte destrukturimin dhe asgjësimin e opozitës

Në një intervistë për gazetarin Osman Stafa në News24, Gjekmarkaj tha se PD është shtëpia e çdo demokrati. I pyetur nëse në PD ka vend edhe për Lulzim Bashën, Gjekmarkaj u shpreh se ka vend për të gjithë ata që luftojnë kundër një regjimi

banner

“Padyshim është një pikë kthese, merr fund saga e diversionit dhe destrukturimit të opozitës dhe agjesimin e saj.

Përshëndes gjyqtarët që u ngritën në lartësinë e detyrës dhe kthyen flamurin e PD atje ku i takonte, te demokratët, deputetët, kryetari i PD-së, Sali Berisha

Në seli kishim një takim miqësor, informal. Ka entuziazëm dhe vetëbesim për të filluar nga nesër betejën me qeverinë, për të kthyer PD-në sa më shpejt në pushtet, ashtu siç e meritojnë demokratët.

Osman Stafa: A do të ketë ftesë për grupin e Lulzim Bashës?
Gjekmarkaj: 
Kam dëgjuar kolegët që thonë se presim vendimet e institucioneve, pres të bashkohen me PD. PD është shtëpia e demokratëve. Kryetari ynë është Sali Berisha. Të na bashkohen të gjithë ata që duan të luftojnë Edi Ramën, regjimin dhe narkoshtetin”, tha Gjekmarkaj.

Osman Stafa: Sa do të ndikojë në 2025 non grata amerikane e Sali Berishës?
Gjekmarkaj: Në pushtet do vijë PD, vota e qytyetarëve, vullneti i tyre për ndryshim. Kush do të jetë kandidati për kryeministër? Nëse demokratët do votojnë Berishën, pse jo…

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy