Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë hap konkurs për një pozitë pune, Kurti i fton qytetarët të aplikojnë

by Merita

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar në Facebook se Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) po kërlpm mkë arkitektingjinier për rajonin e Mitrovicës.

Kurti shkroi se punëtori i ri po i duhet këtij fondi “për të siguruar qasje të të gjithë qytetarëve në masa të efiçiencës”, ndërsa i ftoi të gjithë profesionistët që “ta konsiderojnë seriozisht këtë mundësi të hapur”, në veçanti ata nga komunitetet joshumicë.

banner

“Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka hapur konkurs publik për pozitën Arkitekt/Inxhinier për Rajonin e Mitrovicës, për të siguruar qasje të të gjithë qytetarëve në masa të efiçiencës”, shkroi Kurti.

“U bëj ftesë të gjithë profesionistëve që ta konsiderojnë seriozisht këtë mundësi të hapur, e veçanërisht i inkurajoj bashkëqytetarët tanë të komuniteteve joshumicë që të aplikojnë në rekrutimi@fkee-rks.net deri më 21 qershor”, shtoi ai.

Për më shumë detaje në lidhje me thirrjen, kriteret dhe dokumentacionin e kërkuar, Kurti e ka bashkëngjitur edhe një link për të interesuarit.

banner

Të ngjajshme

Ne jemi informim.net, një portal lajmesh që kemi një qëllim të qartë dhe premtim për të qenë portal lajmesh më i shpejtë në Kosovë dhe në rajon.
Ne kemi një staf të përkushtuar gazetarësh dhe redaktorësh që punojnë vazhdimisht për të sjellë lajme aktuale dhe të besueshme për lexuesit tanë. Ne ofrojmë lajme nga Kosova dhe më gjerë, duke i kushtuar rëndësi çështjeve që ndikojnë në jetën e përditshme të njerëzve. Gjithashtu, ne kemi një fokus të veçantë në kulturë, art, dhe inovacione teknologjike.

Edtior's Picks

Latest Articles

All Right Reserved 2023

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy