Jorn Rohde, ambasadori gjerman në Kosovë, i ka reaguar Qeverisë së Kosovës lidhur me shpronësimet në Veri duke thënë se “kjo mënyrë e procedimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit”.
Qeveria iu kishte përgjigjur ndërkombëtarëve rreth shpronësimeve në Veri duke u thënë se nuk e kanë lexuar si duhet gjendjen faktike dhe se qeveria i ka pritur vendimet e gjykatave për të marrë vendimin
Por, kjo si ka bindur diplomatët. Rohde ka thënë se vendimi i Qeverisë dëmton besimin mes komunitetit serb dhe qeverisë. Ai këtë e ka ndërlidhur edhe me çështjen e anëtarësimit të Kosovës në KiE.
“Pas reagimit të qeverisë ndaj deklaratës së QUINT/BE/OSBE-së për shpronësimin, më lejoni të citoj nga raporti i Juristëve Eminentë të KiE-së: ‘Kjo mënyrë e procedimit nuk është në përputhje me sundimin e ligjit dhe ka të ngjarë të dëmtojë më tej besimin midis komunitetit serb dhe institucioneve qeveritare”, ka shkruar Rohde në “X”,
Ambasadorët e QUINT në Kosovë, kreu i zyrës së BE-së dhe misioni i OSBE-së janë shprehur me shqetësim për disa shpronësime të tokave që po bën qeveria e Kosovës në veriun e banuar me shumicë serbe. Sipas një deklarate të përbashkët, QUINT “qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret e veta për shkak të mangësive procedurale dhe teknike gjatë procesit të shpronësimit”. Më tej në deklaratë QUINT e sheh si thelbësore “që qeveria të bëjë përpjekje për të siguruar që aktivitetet e shpronësimit të jenë në përputhje me ligjin”. “Vërejmë se sistemi gjyqësor i Kosovës ka identifikuar shqetësime të ngjashme ligjore me vendimin preliminar të shpronësimit, të cilin qeveria ende nuk e ka adresuar”, thuhet ndër të tjera në një deklaratë.
Qeveria e Kosovës ka reaguar pas deklaratës së shteteve të QUINT-it, BE-së dhe OSBE-së rreth vendimit të datës 30.05.2024 për shpronësimet në veri të vendit.Qeveria ka thënë se Ligji në këtë rast është zbatuar njësoj si edhe në të gjitha rastet tjera të shpronësimit për interes publik anekënd Kosovës.
Sipas Qeverisë, shpronësimet duhen vlerësuar për nga ligjshmëria, të drejtat e njeriut dhe interesi publik e jo për nga përkatësia etnike e qytetarëve
Ambassador Jörn Rohde/ After gov’s reaction to Quint/EU/OSCE’s statement on expropriation let me quote from CoE Eminent Lawyers report: „This manner of proceeding is not compatible with the rule of law and likely to further undermine trust between the Serb community and 🇽🇰 government institutions.“ 1/2