Kurti pret Begajn: Presidenti i Shqipërisë është gjithnjë i mirëseardhur

by engel

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur në takim, presidentin e Shqipërisë, Bajram Begaj, për të cilin ka thënë se është i mirëseardhur gjithmonë në Kosovë.

Kreu i ekzekutivit kosovar, ka theksuar se Kosova i është mirënjohëse gjithmonë Shqipërisë për kontributin e dhënë në të gjitha etapat që ka kaluar vendi.

banner

“I jemi mirënjohës Shqipërisë, për kontributin para luftës, gjatë dhe pas luftës. Presidenti i Shqipërisë Bajram Begaj, është gjithnjë I mirëseardhur. Duke qenë edhe ushtarak edhe mjek e di shumë mirë 12 qershorin 1999”, tha Kurti.

Ndërsa, presidenti i Shqipërisë, Bajram Begaj, ka thënë se festa është e të dyja shteteve, derisa suksesi i Kosovës është edhe i vendit që ai udhëheq.  

“Faleminderit Kosovës për mikpritjen. Sot është dita e rilindjes se Kosovës, e vënies në vend të asaj padrejtësie shekullore që u mundësua me gjakun  me sakrificën e heronjve të UÇK-së dhe unë dua të përgëzoj Kosovën gjithë çka ka bërë deri me tani dhe çdo të bëj në të ardhmen për te ardhmen për të pasur një popull i cili do të ketë mirëqenie dhe prosperitet”, tha Begaj.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy