Picierno: Shpresoj që së shpejti Kosova të bashkohet në familjen e madhe të Bashkimit Evropian

by Nexhat

Të mërkurën u bënë 25 vjet nga dita kur forcat paqeruajtëse të NATO-s hynë në Kosovë, duke shënuar fundin e luftës që la më shumë se 13.500 njerëz të vrarë, kryesisht shqiptarë.

Fushata bombarduese e NATO-s, që zgjati 78 ditë, përfundoi më 10 qershor 1999, pas miratimit të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), me kapitullimin e Serbisë dhe tërheqjen e forcave të saj nga Kosova

Zëvendëspresidentja e Parlamentit Evropian, Pina Picierno, ka uruar popullin e Kosovës në 25 vjetorin e çlirimit.

Në një shkrim në pltformën “X”, ajo tha se shpreson që së shpejti Kosova të bashkohet në familjen e madhe të Bashkimit Evropian.

“Kosova sot feston Ditën e saj të njëzetepestë të Çlirimit, e cila përkon me përvjetorin e përfundimit të konfliktit të armatosur pas tërheqjes së forcave serbe të Sllobodan Millosheviqit dhe ardhjes së afërsisht të KFOR-it, forcës paqeruajtëse të NATO-s. Shpresoj që së shpejti të mund ta mirëpres Kosovën në familjen e madhe të Bashkimit Evropian”, shkroi Picierno

Kosova ka aplikuar për anëtarësim në Bashkimin Evropian – gati 15 vjet pas shpalljes së pavarësisë.

Më 15 dhjetor 2022 kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i kishte dorëzuar Çekisë – vendit që aktualisht kryeson Presidencën e Bashkimit Evropian – aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE

Pina Picierno/ Il #Kosovo celebra oggi la sua venticinquesima Giornata della Liberazione, che coincide con l’anniversario della fine del conflitto armato a seguito del ritiro delle forze serbe di Slobodan Milosevic e l’arrivo di circa della Kfor, la Forza di pace della #Nato. Mi auguro di poter accogliere presto il Kosovo nella grande famiglia dell’Unione europea.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy