Kica- Xhelili dhe Ramadani përplasen në konferencën e NDI, deputetja e LDK-së ia përmend Dejona Mihalin

by Nexhat

Po mbahet konferenca “Information Integrity & AI: Impact in a Global Elections Year”, organizuar nga NDI-ja ku po diskutohet për media, zgjedhjet dhe ndikimin e tyre të thellë në demokraci.

Në konferencë po marrin pjesë edhe Valon Ramadani nga Lëvizja Vetëvendosje, Doarsa Kica Xhelili nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Blerta Deliu nga Partia Demokratike e Kosovës.

banner

Mes tjerash, kur po diskutohej krejt për diçka tjetër, Kica Xhelili dhe Ramadani patën një përplasje rreth Dejona Mihalit, kur po diskutohej rreth Projektligjit për Media.

“Që tre herë jam duke e kthyer kokën, në Whatsapp po të shoh duke komunikuar me Dejona Mihali, që është ka të thotë çka me thënë këtu”, i drejtohet Kica Xhelilt Ramadanit të VV-së, raporton gazeta online Reporteri.net nga konferenca.

Ramadani, ia kthen duke i thënë se po lexon një raport të UNDP dhe jo çka po thotë Vetëvendosja.

“Unë nuk e kom problem asnjëherë kur dikush kritikon. Po thotë Doarsa pse nuk po reagoni për korrupsion, qysh me reagu për korrupsion kur nuk ka korrupsion. Të kish qenë në Kuvend zonja Xhelili kish pas të drejtë, sepse atje ka imunitet, këtu nuk ka imunitet. Kur lexova diçka, kur më shkruajti një aktiviste, nuk e kam marrë lejen e saj, por ma dërgon një link ku thotë se; tregoj Doarsës që nuk e ka thënë Vetëvendosja por UNDP. Është raport i UNDP-së, ku thotë sa janë të sigurt serbët në Kosovë”, tha Ramadani./Reporteri

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy