Lavdrim Krashi, deputet i Partisë Socialiste i ftuar në rubrikën ‘’Opinion’’ në News24, ka folur rreth 33-vjetorit të PS
Krashi është shprehur se PS u ka shërbyer për shumë kohë qytetarëve shqiptarë dhe se përgjegjësia më e madhe janë shërbimi i ndaj tyre
Më tej Krashi u shpreh se në 33-vjetorin e Partisë Socialiste kjo festë e gjeti partinë të shëndetshme dhe një vend ku mirëpriten edhe mendimet ndryshe
PS ka ende shumë për të dhënë dhe për ti ofruar Shqipërisë, ndërkohë sa i përket demokracisë, mund të them që PS është partia më demokratike, tha Krashi
Këtë e them sepse shërbimi për qytetarët ka qenë i njëjtë për qytetarët që kanë votuar për PS, për ata që votuan kundër por edhe për një pjesë që nuk ka votuar fare, u shpreh deputeti Krashi.