Meta: Transaksionet financiare i ka bërë Monika Kryemadhi, unë kam firmosur në mirëbesim

by Nexhat

Ilir Meta, President i PL-së, tha se ai nuk është marrë as me çështjet e pronave dhe as ato financiare, në familjen e tij, duke u shprehur se për gjithçka është marrë Monika Kryemadhi, bashkëshortja e tij

“Më pyesin në SPAK a ke diskutuar me Monikën në shtëpi, se ne kështu flasim të gjithë, lidhur me lëvizjet e llogarive bankare apo pronat? Ia thashë që nuk jam marrë asnjëherë me çështjes pronash dhe llogarish, i kam firmosur çdo vit në mirëbesim edhe deklaratat e pasurisë, por nuk e di se çfarë ka bërë Monika, aty e kishin dje le ta pyesin”, tha Meta

Presidenti i PL-së tha se është pyetur nga SPAK nëse mban mend për veprimet e kryera nga Monika Kryemadhi për tërheqjen e parave nga llogaritë e bankave, ndërsa Meta tha se nuk ka dijeni, pasi ata kanë pasur pronat e tyre, pallatin e tyre, ka bërë pagesat për fëmijët, por unë nuk jam marrë fare me këtë proces, pasi është marrë Monika Kryemadhi

Presidenti i PL-së tha se ai është marrë dhe merret me politikë dhe është i gatshëm të ballafaqohet me këdo jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej oqeanit, pasi nuk kam bërë asgjë në kundërshtim me ligjin

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy