71
Një person ka humbur jetën mbrëmjen e së premtes në Durrës, pasi ka rënë në kontakt me rrymën elektrike
Policia tha se ngjarja ndodhi në lagjen nr. 15, Durrës, ku shtetasi K. M., rreth 35 vjeç, duke punuar tek Porti në Porto-Romano dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën
Shërbimet e Policisë kanë shoqëruar personat përgjegjës në Komisariat për veprime të mëtejshme.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.