Federata e Futbollit e Kosovës ka konfirmuar se edicioni i ri garues në futbollin e Kosovës, 2024/25, do të nisë zyrtarisht më 10 gusht të këtij viti. Do të jenë skuadrat elitare të AlbiMall Superligës që do të hapin perden e edicionit të ri. Pas kësaj, në mesjavën e 14 gushtit do të nisin garat në Bon Voyage Superligën U21, ndërsa kampionati në Raiffeisen Ligën e Parë do të fillojë më 17 gusht.
Disa skuadra tashmë kanë filluar me merkaton verore, kanë shënjestruar dhe kanë filluar bisedimet me lojtarë të ndryshëm vendor dhe ndërkombëtar. Po ashtu, skudrat për planifikojnë stërvitjet dhe po bëhen gati për kampet stërvitore që do t’i mbajnë në vende tjera jashtë Kosovës.
Duke pasur parasysh verën e nxehtë në tregun e futbollistëve pritet që kampionati i ri të sjellë emocione të mëdha dhe rivalitet të skajshëm mes skuadrave.