Aktori u infektua me virusin teksa i nënshtrohej kimioterapisë
Jeff Bridges e siguron atë se heqja qafe e Covid-it ka qenë më shumë përpjekje sesa luftimi i kancerit. Por gjithsesi duhet theksuar se aktori 73-vjeçar ishte prekur nga virusi edhe pse po i nënshtrohej kimioterapisë për të trajtuar limfomën e diagnostikuar në tetor 2020.
“Kam marrë një letër nga klinika ku po i nënshtrohesha kimioterapisë e cila më informoi se kisha kontaktuar me Covid-in”, tha ylli i The Big Lebowski që zë kopertinën e fundit të AARP The Magazine. “Nuk kisha asnjë sistem imunitar për të luftuar virusin. Kimio e kishte zhdukur, gjë që i bëri gjërat shumë, shumë të vështira. Për mua, kanceri nuk ishte asgjë në krahasim me Covid-in”.