26
Ramush Haradinaj ka shkuar sot për vizitë për nder të festës së Kurban Bajrami në Bashkësinë Islame të Kosovës ku është pritur nga kreu i BIK-ut Naim Tërnava.
Tërnava ka thënë se janë ndihmuar mbi 4 mijë familje në nevojë, dhe se qytetarët janë treguar tejet solidarë për këtë festë duke shpërndarë mishin e Kurbanit, mbi 200 tonë gjithsej.
Kurse, Haradinaj gjatë vizitës theksoi se duhet t’u dalin në ndihmë njerëzve që kanë nevojë. “Ta gëzojmë bashkë, të jetojmë me porosinë e festës që është sakrifica, po edhe solidariteti i ndërsjellë”, ka thënë Haradinaj.