35
Komuna e Podujevës ka njoftuar se të martën do ta emërojë një rrugë me emrin e ish-eurodeputetes gjermane Doris Pack.
Në këtë ceremoni e cila pritet të mbahet sot rreth orës 14:00 e pranishme do të jetë edhe ish-zyrtarja gjermane Doris Pack dhe kryetari i Podujevës, Shpejtim Bulliqi.
“Në këtë ceremoni do të marrin pjesë Kryetari i Komunës së Podujevës, z.Shpejtim Bulliqi dhe ish-eurodeputetja, Doris Pack. Vendi: Nga kryqëzimi i rrugës ‘Agron Rrahmani’ dhe ‘Ali Ajeti’ deri te kryqëzimi me rrugën ‘Bedri Bajrami’ dhe ‘Fahri Fazliu’”, thuhet në njoftim.