Arbitri francez, François Letexier do të referojë derbin ballkanik Shqipëri-Kroaci

by Merita

Kroacia është shansi i fundit për kuqezinjtë për të qëndruar në lojë në këtë Evropian, një ndeshje shumë delikate, shumë e fortë, pasi edhe për Kroacinë diskutimi është i njëjtë.

Dy ekipet vijnë në këtë përballe me zero pikë pas xhiros së parë, për këtë arsye kërkohet maksimumi.

banner

Në takimin e parë, atë kundër Italisë, Shqipëria u gjykua nga një trupe gjermane, ndërsa në derbin e Ballkanit do të vendos drejtësi një trupë franceze.

Kryesori i këtij takimi do të jetë arbitri francez, François Letexier, teksa asistentët e tij do të jenë Cyril Mugnier dhe Mehdi Rahmouni.

Në rolin e arbitrit të katërt në këtë ndeshje është emëruar Sandro Schärer.

Ndërsa, Willy Delajod do t’i vijë në ndihmë arbitrit kryesor François Letexier nga dhoma e VAR-it.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy