Nënshkruhet marrëveshja, Izraeli heq zyrtarisht vizat për Kosovën

by Nexhat

Izraeli dhe Kosova kanë nënshkruar marrëveshjen për hyrjen në fuqi të vendimit për heqjen e vizave për kosovarët.

Marrëveshja u nënshkrua nga ministri i Brendshëm i Izraelit, Moshe Arbel dhe ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla

Ministri i Izraelit sot gjatë ditës u prit në takim edhe nga kryeministri Albin Kurti.

Ndryshe më 29 janar të këtij vitit, presidentja Vjosa Osmani kishte njoftuar se Izraeli është pajtuar për heqjen e vizave për qytetarët e Kosovës.

Osmani kishte bërë të ditur se ministritë përkatëse kishin nisur procedurat për formalizimin e marrëveshjes, dhe se qytetarët e Kosovës do të kenë mundësinë të udhëtojnë lirshëm në një nga destinacionet më të njohura turistike në rajon dhe më gjerë

Ky vendim i Izraelit vjen pas njohjes së pavarësisë së Kosovës më 4 shtator 2020.

banner

Të ngjajshme

This website uses cookies to improve your experience. We'll assume you're ok with this, but you can opt-out if you wish. Accept Read More

Privacy & Cookies Policy