26
Emisari i BE-së, Miroslav Lajçak, sot do të qëndrojë për vizitë në Prishtinë.
Presidentja Vjosa Osmani nuk do ta takojë atë për shkak të siç thonë nga kabineti i saj mospërputhjeve të agjendave.
Kështu ka konfirmuar këshilltari për media i presidentes, Bekim Kupina.
“Presidentja Osmani nuk ka takim me z.Lajçak, shkaku i mospërputhjes me agjendën e paracaktuar të Presidentes”.
Deri më tani nga Zyra e Kryeministrit është konfirmuar vetëm takimi i tij me zëvendëskryeministrin Besnik Bislimi nga ora 18:00.